Lista Serbe i kërkon kryeministrit Kurti që ta ndryshojë vendimin për referendumin e Serbisë në Kosovë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta ndryshojë vendimin dhe të lejojë mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

Simiç tha se nuk do të vazhdojnë të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme pasi sipas tij është anti-serbe.

“Nuk dëshironi që t’i lejoni serbët të shprehen në referendum, diskriminmi i popullit tonë është i qartë. Ju keni cenuar popullin tonë dhe t’ia vështirësoni serbëve jetën këtu. Çfarë të mirë ka sjellur aksioni që ju keni zaptuar disa shtëpi në veri. Në emër të Listës Serbe ju bëj thirrje që ta ndryshoni vendimin tuaj dhe të veproni mbi të gjitha ato parimet që jeni thirrur dhe të mos veproni në këtë kampanjën anti-serbe”, tha ai.

Tutje Simiq tha se s’do të vazhdojnë të jenë pjesë e seancës.

“Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj seance sepse nuk dëshirojmë të legjitimojmë diçka jolegjitime dhe anti-serbe”, tha ai.