Lista Serbe bojkoton seancën e Kuvendit

Lista Serbe po bojkoton seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Partia e cila është pjesë e koalicionit qeverisës i ka vendosur ultimatum Qeverisë Hoti lidhur me disa kërkesa për të cilat deputeti i LDK-së, Iliri Ferati, dje ka thënë se janë antikushtetuese.

“Kam dëgjuar se Lista Serbe po kërkon themelimin e një ndërmarrje në komunat serbe me emër antikushtetuese. Kjo është si kërkesë e parë. Emrin nuk e di. Bëhet fjalë për një ndërmarrje publike”, ka thënë ai në T7.

Lista Serbe që ka 11 deputetë në Kuvendin e Kosovës në vazhdimësi ka bërë obstruksione ndaj qeverive të Kosovës, duke u ndikuar drejtpërdrejt nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.