Lirohet pronari i kamionit që shkaktoi aksidentin tragjik në Gjilan

V.Tigani, pronari i kompanisë “VEV” Group nga Peja që po mbahej në paraburgim nën dyshimet se nuk e kishte regjistruar dhe kontrolluar kamionin e kompanisë së tij që shkaktoi aksidentin tragjik në Gjilan, është liruar në arrest shtëpiak.

Kjo pas kërkesë së Prokurorisë së Gjilanit që të dy të arrestuarve për rastin t’u ndryshohet masa.

Rastin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësi i Gjykatës në Gjilan, Sabit Shkodra.

Masë e njëjtë është vendosur edhe për shoferin e kamionit, Mustafë Avdija.