Dorian Petoku i njohur si “mbreti” shqiptar i “Narkos” në Itali është liruarnga qelia pasi kreu një vit dënim.

I dënuar me 12 vite burg për interes të drejtësisë Italiane në vitin 2019-të, Markut iu deshën dy vite për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Tashmë Gjykata e ka liruar nga buegu duke e lënë në arrest shtëpie.  Petoku nuk është një kriminel i zakonshëm, pasi ai është kushëriri i shefit të parë shqiptar, Arben Zogu dhe paraardhësi i Elvis Demçes , i vetëshpallur “Zot”.

Doriani u rrit në Shqipëri, në Lezhë , atë qytet me 113.000 persona që është bërë skenë për grupe të shumta kriminale që ato pasurohen duke trafikuar armë, qenie njerëzore dhe drogë.

46-vjeçari shqiptar akuzohet për trafik lëndësh narkotike e si furnizuesi me drogë i organizatës kriminale drejtuar nga ultrasi i Lazios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diabolik”, i cili u ekzekutua me 7 gusht të 2019-s në një park në Romë.

Dorian Petoku nga Lezha ka qenë në qendër të hetimeve të rëndësishme të Prokurorisë së Romës të dy operacioneve të bujshme atë të “Brasile loë cost”, si dhe “Grande raçordo anulare”.

/Gazeta Express