Lirohet Natyra Kuçi thotë se policia u tregua edhe më brutale brenda stacionit

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi ka reaguar pas arrestimit që i’u bë asaj dhe 15 anëtarëve të tjerë të kësaj partie, përfshirë edhe liderit të partisë Dardan Molliqaj.

Në një postim në “Facebook”, Kuçi ka thënë që krimi i vetëm është brutaliteti policor jashtë dhe brenda ndërtesës së stacionit policor në Prishtinë.

“Krimi i vetëm këtu është brutaliteti policor jashtë e më shumë brenda stacionit policor.  Për aktivistët e PSD-së e aksionet simbolike dhunë e arrestime, për tubimet e partive politike truproje”, ka shkruar ajo.

Përndryshe 16 zyrtarë të Partisë Socialdemokrate janë arrestuar sot pranë stacionit policor në Prishtinë, gjatë një aktiviteti partiak lidhur me shkeljen e masave anti-Covid nga ana e qeveritarëve gjatë tubimeve politike.

Nga policia u arrestuan  aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë që iu është bërë nga policia.

Disa nga të arrestuarit gjatë këtij aksioni u liruan nga policia, teksa disa të tjerë ende po mbahen në stacion policor.