Aksidenti në Keqekollë

Lirohen nga QKUK, 14 të lënduarit në aksidentin në Prishtinë

Një aksident mes një veture dhe autobusi në fshatin Keqekollë të Prishtinës la të vdekur një person dhe 14 të tjerë të lënduar.

Si pasojë e lëndimeve, ata janë trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por, mjeku kujdestar nga QKUK-ja, Ejup Govori ka treguar se 14-të të lënduarit janë liruar, pasi nuk kanë pasur lëndime serioze.