Analisti i njohur politik, Lirim Mehmetaj, në debatin e mbrëmshëm ka zgjedhur disa nga kandidatët në listën zgjedhore të AAK-së që do t’i votonte për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në mesin e këtyre kandidatëve ai e ka përmendur edhe Hamdi Komonin, këngëtarin e njohur i cili në publik njihet si Lok Komoni.
Loki kandidon në listën e AAK-së me numër 51, shkruan Ballkani.info.
“Loki është djalosh fantastik. E njoh prej fëmirisë, e kam pas në klasë. Djalë më të ndershëm kurrë në jetë nuk kam taku dhe shumë mirë që është hy në politikë, sepse vendit i duhen njerëz të ndershëm. Kështu që kur të votoni mos ma harroni Lokin”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus. /Ballkani.info/







