Lirim Kastrati afër t’i bashkohet Zenelit te Reims

Presidenti i Reims ka konfirmuar informacionin e publikuar më herët në faqen e internetit Foot Mercato, duke përmendur ardhjen e afërt në ekip të anësorit Lirim Kastrati, i cili aktualisht është pjesë e NK Lokomotiv Zagreb.

Pavarësisht insistimin e Besiktas, bashkatdhetari i Arbër Zenelit, duket se ka zgjedhur Reims për të ndjekur një karrierë premtuese.

Stade de Reims do të arrijë një marrëveshje me Lokomotiv Zagreb për 1.5 milionë euro.

20-vjeçari do nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me klubin francez.

Skautët e Reims e kanë përshkruar Kastratin si lojtar të shpejtë dhe teknik, i ngjashëm me aftësitë e Arbër Zenelit, i cili do mungojë deri në vitin e ardhshëm për shkak të dëmtimit.

loading…