Liridon Krasniqi me një vajzë në Dubai, merr kritika të ashpra nga Malajzia: S’ka disiplinë të Covid-19!?

Liridon Krasniqi është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Malajzisë për ndeshjet para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës është i pari që ka mbërritur në Dubai – aty ky Malajzia do t’i luaj tri ndeshje.

Në Dubai, Krasniqi s’po respekton asnjë rregull. Madje ai është takuar me legjendën e futbollit brazilian, Ronaldinhon.

Përveç kësaj, Krasniqi është parë duke postuar foto në rrjetin social ‘Snap’ me një vajzë.

Për shkak të këtyre pamjeve, në Malajzi kanë bërë reagime të ashpra kundrejt futbollistit nga Komuna e Vitisë.

“A nuk ka virus për Liridon Krasniqin a? A është kjo rrezik për Kombëtaren e Malajzisë”, shkruhet në shumë reagime të tifozëve dhe gazetarëve nga Malajzia.

Operatori i ekipit kombëtar, Tan Cheng Hoe theksoi se Krasniqi ka udhëtuar më herët në Dubai, andaj në momentin kur të fillojnë stërvitjet, gjërat do të ndryshojnë.

“Krasniqi ka udhëtuar më herët atje. Ai është duke i përmbajtur rregullave. Por në momentin që fillojmë stërvitjet, ai do t’a ruaj disiplinën”, ka thënë Hoe.

Malajzia ndeshjen e parë e luan kundër Emirateve të Bashkuara Araba më 3 maj, kurse më 11 maj luan kundër Vietnam. Ndeshjen e fundit e zhvillon më 15 maj, kundër Tajlandës.