Lipjanasi fajdexhi: I jep 2 mijë euro, i kërkon 8 mijë por ballafaqohet me policinë

Një burrë në Lipjan është arrestuar për fajde, pasi i njëjti i ka dhënë një personi tjetër 2 mijë duke i kërkuar t’ia kthejë 8 mijë.

Pas raportimit në polici, i dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se ka dhënë 2000 euro para me fajde viktimës mashkull kosovar dhe ka kërkuar t’ia kthej 8000 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njofitmin e policisë