Lipjan: E godet një person me veturë pas një mosmarrëveshjeje, arrestohet

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje me dy persona të tjerë, është goditur me veturë nga njëri prej tyre.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendimin e prokurorit njëri prej tyre ështe arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 19:10, në Lipjan dhe është duke u hetuar./ Ballkani.info/

loading…