Linux i vërtetë debuton në Windows 10

Ashtu siç ishte premtuar Microsoft ka filluar të ofrojë një version të Windows 10-ës për testuesit beta të sistemit operativ i cili përmban Nënsistemin Windows për Linux 2.

I prezantuar muajin e kaluar në aktivitetin Build, teknologjia e re është e përfshirë në ndërtimin 18917 të Windows 10-ës dhe ka performancë më të lartë I/O.

Megjithatë pritet që testuesit në kushte reale ta testojnë. Versionet e Linux mund të instalohen direkt nga Windows Store.

Microsoft ka surprizuar shumë zhvillues në komunitetin e Linux në vitet e fundit. Gjigandi i Windows ka sjellë Bash shell ose OpenSSH në Windows 10 e madje duke përfshirë Ubuntu, SUSE Linux dhe Fedora në Windows Store.

Microsoft do të shkojë më tutje duke sjellë kernelin e plotë të Linux direkt në Windows 10. Ai do të bazohet në versionin 4.19.

Për zhvilluesit dramatikisht duhet të përmirësojë performancën e nënsistemit Linux në Microsoft.