Lineker e kujton presidentin e ndjerë Srivaddhanaprabha

Ish lojtari i Leicesterit dhe kombëtares së Anglisë, Gary Lineker i ka kushtuar një përkujtim të ngrohtë presidentit të “The Foxes” Srivaddhanaprabha që e humbi jetën të shtunën pas përplasjes së helikopterit afër stadiumut “King Power”, në përfundim të ndeshjes me West Hamin.

Klubi i Leicester Cityt konfirmoi mbrëmë vdekjen e biznesmenit tajlandez, teksa gjithashtu të gjithë 5 pjesëtarët tjerë në bord kanë humbur jetën.

Lineker mbetet një përcjellës besnik i klubit të fëmijërisë, ndërsa ka shprehur keqardhjen e tij lidhur me këtë rast tragjik.

“Jam thellësisht i mërzitur me konfirmimin se presidenti Vichai Srivaddhanaprabha ka qenë njëri prej 5 personave tjerë që ka humbur jetën pas përplasjes së helikopterit ditën e shtunë. Një njeri i qetë dhe modest që gjithmonë do të kujtohet me shumë dashuri dhe respekt”, deklaroi Lineker.

Srivaddhanaprabha mori drejtimin e Leicesterit në vitin 2010 për t’u bërë president i tyre 1 vit më vonë. Lineker e ka cilësuar triumfin në Premier League të Leicester Cityt gjatë sezonit 2015-2016 si suksesin më magjik dhe të mrekullueshëm në historinë e futbollit.