Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu është prezantuar te klubi i ri.
Ai është transferuar nga Cluji rumun te klubi ukrainas, Polissya Zhytomyr.
Emërllahu ka firmosur për tri vjet, ndërsa do ta mbajë fanellën me numrin 14.
Polissya Zhytomyr gjendet në pozitën e tretë në renditjen e kampionatit ukrainas.








