Lindi vajzë dhe e hodhën në plehra, foshnjën e shpëtojnë qentë (VIDEO)

Shpesh dhembshuria e kafshëve e tejkalon atë të njerëzve duke na dhënë mesazhe tepër të forta.

Kamerat e sigurisë në një zonë të Kaithal-it në Indi kanë kapur momentin kur një grua e re hedh një qese plastike në një rrugë pranë mbeturinave brenda të cilës gjendej një foshnje e gjinisë femërore, raporton Albeu.com.

Pak minuta më vonë aty afrohen disa qen për shkak edhe të të qarës së fëmijës duke e nxjerrë atë fillimisht nga qesja.

Qentë filluan të lehin duke njoftuar disa kalimtarë aty pranë, të cilët më pas telefonuan spitalin.

Vajza ka dëmtime në kokë, por gjendet jashtë rrezikut për jetën.

loading…