Linda Halimi në kohë rekorde rifiton linjat trupore pasi u bë nënë

Linda Halimi javë më parë solli fëmijën e parë në jetë dhe u bënë prindër me partnerin amerikan, Big D.

Këngëtarja kosovare ka qenë mjaft aktive kohët e fundit në rrjetet sociale duke sjell imazhe të ndryshme pranë vajzës.

Por, ajo që ka çuditur të gjithë është fotografia që ka publikuar së fundi në llogarinë personale në Instagram.

Mesa duket, këngëtarja nuk ka humbur kohë për t’u kthyer në formën e saj të mëparshme dhe duket më mirë se kurrë dhe me barkun e sheshtë.

Ndryshe, çifti që prej vitesh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundmi kanë bërë të ditur se kanë blerë një shtëpi të re.