Linda Halimi, ani pse nuk është tejet aktive në muzikë ajo komentohet shumë për jetën private.
Së fundi, ajo ishte pjesë e disa intervistave ku ka shpalosur shumë gjëra.
Ajo veçanërisht ka një hapësirë të dedikuar të kohës së saj në ‘TikTok’, ku shpesh kyçet live për të diskutuar tema nga më të ndryshmet me ndjekësit e saj.
E duke qenë se ‘TikTok’ është një rrjet social me pagesë, ajo ka treguar se ka arritur që deri më tani të fitojë një shumë të konsiderueshme nga kjo platformë.
“Pagesat në TikTok merren më shumë përmes live. Unë futem live-strem. Mund ta them me modesti që një shtëpi e kam blerë nga live-streaming”, ka thënë Linda Halimi gjatë bisedës në emisionin “In And Out” në RTV 21.







