Limaj: U vlerësuam nga ambasadorët për bërjen e platformës

Pas takimit të ekipit negociator për bisedimet me Serbinë me ambasadorët në Kosovë, bashkëkryesuesi i delegacionit Fatmir Limaj, ka thënë se ky takim ka qenë me karakter informues.

“Shfrytëzuam rastin të informojmë drejtpërdrejt të gjitha këto shtete për rolin e delegacionit, angazhimet që delegacioni i ka pasur në ndërtimin e një konsensusi më të gjerë në procesin e dialogut, informuam edhe për takimet që kemi pas në Bruksel dhe ky ishte një takim informues”, tha Limaj.

Sipas Limajt, edhe ambasadorët rikonfirmuan mbështetjen për delegacionin shtetëror./Ballkani.info/