Limaj: Serbia po i frikëson serbët për të marrë përgjegjësi në institucionet e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar për ndalimin e zyrtarit serb, Srdjan Jovanoviqit, nga ana e institucioneve të Serbisë.

Limaj ka thënë se ndalimi i tij është dëshmi edhe njëherë se regjimi i Serbisë nuk është i interesuar për integrimin e serbëve në Kosovë.

“Përmes këtij presioni dhe shantazhi ata po i frikësojnë qytetarët serb për të marrë përgjegjësi në institucionet e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.

Kryetari i Nismës ka thënë se presin nga BE të mos tolerojnë sjellje të tilla, posaçërisht të një vendi i cili ka marrë statusin e vendit kandidat për BE.