Limaj përkujton Vëllëzërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një postimi ka përkujtuar Vëllëzërit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në 39 vjetorin e vrasjes së tyre.

Limaj në postimin e tij ka shkruar se ata trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot 39 vite më parë ranë heroikisht veprimtarët e hershëm të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare.Populli ynë, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës për angazhimin e madh në çështjen kombëtare.