Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se krerët e shtetit të Kosovës janë zotuar për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Limaj në “DebatPlus” ka kritikuar mënyrën e trajtimit të procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke theksuar se tre krerët e shtetit janë zotuar për implementimin e Asociacionit si një kusht për anëtarësim në KiE.
Ai teksa ka përmendur letrën e dërguar nga ministrja e Jashtme për këtë, e ka konsideruar si një “tentim të një lloj mashtrimi në minutat e fundit”, që ka për qëllim të krijojë konfuzion te mekanizmat ndërkombëtarë dhe të dëmtojë procesin e integrimit të Kosovës.







