Limaj: Për dy vite sa isha ministër shtrova 1600 kilometra rrugë

Kryetari i NISMA-s ka thënë se është inspiruar për ndërtimin e autostradës ‘Ibrahim Rugova”.

“Vendi ishte për toke, dhe nuk ka projekt të madh që nuk është kundërshtuar. 98 për qind të fshatrave në Kosovë kanë qenë të shkëputura nga qytetet me rrugë, me rrugë të pa kalueshme ose vështir të kalueshme. A ju kujtohet ai debati se po vërshojnë shumë në qytete, dhe kur ju nuk ia ofroni kushtet qytetarit, ai duhet ta gjej jetën më të mirë për të jetuar. Deri më 2007 Kosova i ka pas të asfaltuara 1560 kilometra për 50 vite po flasim, nga 2008 deri më 2010 kemi shtruar 1600 kilometra rrugë. Tash dalin nëpër fushata dhe mundohen të marrin votë në emër të rrugëve, e të njëjtin kanë sha, e gjithçka kanë thënë, por më në fund e kanë kuptuar”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.

Limaj ka thënë se rrugën e Mitrovicës dhe të Pejës janë aty ku i ka lënë, dhe nuk ka ecur puna që nga koha kur ishte ministër i Transportit.
“Shikone rrugën për Mitrovicë e Pejë, ku i kam lënë më 2010 kanë mbetur”, ka thënë Limaj.

loading…