Limaj ngushëllon Edi Ramën për vdekjen e nënës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëllime kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për vdekjen e nënës.

Limaj shkruan se edhe pse jo fizikisht, me mendje e zemër jemi pranë tyre në këto momente pikëllimi për të dhe familjen e tij.

Postimi i Limajt:

Sot, paska ikur nga kjo jetë znj. Aneta Rama, nëna e mikut tim, njëherit kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministrit Rama dhe familjes së tij i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e nënës së tij. Edhe pse jo fizikisht, me mendje e zemër jemi pranë tyre në këto momente pikëllimi për të dhe familjen e tij.