Limaj në Gjakovë zotohet se Nisma do të promovojë figurat e reja

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma Socialdemokrate asnjëherë nuk ka dhënë premtime të kota. Ai ka thënë se me Nismën në qeveri pjesët programore të partisë po zbatohen nga ana e qeverisë.

Ai ka thënë se për këta muaj janë arritur rezultate të mëdha, por nuk duhet të kënaqën me kaq. Krejt këto suksese, sipas Limajt, arrihen falë punës ekipore.

“Nisma duhet ta fut frymën kolektive e jo të individit. Ne duam bashkë punë ekipore dhe ftesa ime është për të gjithë është të bëni punë ekipore. Duhet ta mbështesim njëri tjetrin. Na duhet një solidaritet i brendshëm. Na duhet një bashkëpunim profesional e njerëzor. Unë pres që kjo grupë e njerëzve të kaloj në një fazë tjetër në fazën e konsolidimit të brendshëm dhe fuqizimit të Nismës”, ka thënë Limaj të mërkurën në Gjakovë në takimin e mbajtur me strukturat drejtuese të degëve të Nismës në rajonin e Dukagjinit.

Më tutje, ai ka thënë se vendit i është dashur fryma e Nismë dhe se njerëzit anekënd vendit po e mbështesin këtë parti.

“Kosova ka nevoje për këtë opsion politikë dhe ne kurrë nuk e vendosim interesin partiak para atij shtetëror. Kjo frymë duhet ta ngadhënjejë sepse fiton vendi.
Egot personale e kanë rrënuar vendin tonë dhe atyre duhet ngushtuar hapësirën dhe duhet dhënë mundësinë atyre që punojnë në interes të Kosovës”, ka shtuar Limaj.

Limaj është zotuar se Nisma do të promovojë njerëzit e ri dhe se as asnjë grupacion politikë nuk ka arritë të nxjerrë fytyra të reja më shumë se kjo parti.

Sa i përket sondazheve, ai ka thënë se ato po e nxjerrin Nismën me mbi 10 deputetë kurdo që mbahen zgjedhjet.