Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vazhduar takimet për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në një takim me intelektualë nga Malisheva, Limaj ka marrë mbështetje të madhe në projektin e tij për mbrojtjen e vlerave kombëtre.
“Sot kisha një takim të jashtëzakonshëm me intelektualë nga komuna e Malishevës, të cilët tashmë janë bërë bashkë për të dhënë kontributin e tyre për kauzën tonë të drejt, që zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zëri i vlerave kombëtare dhe zëri i Llapushës të jetë sa më i fuqishëm në Parlament dhe kudo që është nevojshme”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Më tutje, Limaj ka thënë se Malisheva, falë këtij uniteti e vizioni të qartë ka arritur dhe do vazhdojë të ketë prezencë e përfaqësim dinjitoz në Institucionet qendrore, për të qenë vendimtare në inicimin e politikave me interes për vendin.
Postimi i plotë i Limajt:
Intelektualët po rreshtohen krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare!
Sot kisha një takim të jashtëzakonshëm me intelektualë nga komuna e Malishevës, të cilët tashmë janë bërë bashkë për të dhënë kontributin e tyre për kauzën tonë të drejt, që zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zëri i vlerave kombëtare dhe zëri i Llapushës të jetë sa më i fuqishëm në Parlament dhe kudo që është nevojshme.
Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë vetëm zgjedhje të parakohshme, por janë zgjedhje për t’i dhënë drejtim e siguri vlerave tona kombëtare dhe këtë do ta bëjmë falë këtij bashkimi të fuqishëm që po ndodh, pa dallime partiake por për të mirën e Malishevës, për të mirën e Kosovës.
Malisheva, falë këtij uniteti e vizioni të qartë ka arritur dhe do vazhdojë të ketë prezencë e përfaqësim dinjitoz në Institucionet qendrore, për të qenë vendimtare në inicimin e politikave me interes për vendin.









