Limaj: Lutem që të jenë viktimat e fundit nga ky virus vdekjeprurës, respektoni udhëzimet

Kryetari i Nismasocialdemokrate Fatmir Limaj përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur ngushëllime familjeve nga Prishtina dhe Korisha e Prizrenit ku nga një anëtarë i këtyre familjeve sot kanë vdekur nga COVID 19.

Limaj ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të respektojnë udhëzimet nga institucionet e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Me pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e dy qytetarëve tanë të prekur me COVID- 19.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve nga Prishtina dhe Korisha e Prizrenit.
Lutem që të jenë viktimat e fundit nga ky virus vdekjeprurës.
Bëj thirrje të gjithëve që ta marrin më me seriozitet situatën dhe të respektojnë në maksimum udhëzimet e institucioneve shëndetësore.
#RriN’shpi