Limaj kujton Vokrrin: Ishte frymëzim për shumë gjenerata

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kujtoi legjendën e futbollit Fadil Vokrri në dyvjetorin e vdekjes.

Limaj shkroi se “me talentin e tij, Vokrri u bë burim frymëzimi për gjenerata të tëra sportistësh ndërsa si kryetar i FFK-së, Vokrri ishte më meritori për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA”.

Postimi i plotë i Limajt:

Dy vite pa legjendën dhe emblemën e futbollit shqiptar!

Sot bëhen dy vjet nga vdekja e ikonës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri. Në këtë ditë kujtojmë legjendën e futbollit shqiptar i cili na ka bërë të gjithëve krenarë me paraqitjet e tij në fushat e blerta.

Me talentin e tij, Vokrri u bë burim frymëzimi për gjenerata të tëra sportistësh. Si kryetar i FFK-së, Vokrri ishte më meritori për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

I përjetshëm kujtimi për ty, Fadil!