Limaj e quan të turpshëm debatin për president, por pak minuta më herët ishte këshilltari i tij që e propozoi atë për të parin e vendit!

Kreu i Nismës Socialdemokrate  Fatmir Limaj, është deklaruar pas  takimit që ka pasur me liderët e koalicionit qeverisë dhe kryeministrin Avdullah Hoti, duke treguar për tema që kanë diskutuar, e me rendësi të veçantë sipas tij ishte çështja e dialogut dhe rruga që duhet njekë Kosova.

Limaj ka thënë se dialogu teknik në asnjë variant nuk duhet të kthehet si pjesë e tavolinës së bisedimeve, dhe se kjo çështjet ashtu siç e kanë kërkuar edhe liderët botëror, duke të përfundoj me një dialog gjithëpërfshirës.

Limaj ka folur edhe lidhur me idenë që doli nga partia e tij se ai do të ishte kandidati i përshtatshme për President, duke thënë se të diskutohet një çështje e tillë për këtë moment është turpshme.

“Kosova e ka presidentin e vet, dhe qëndrimin i Nismës është që të flitet tani për çështjen e presidentin në këtë kohë është e turpshme. Kjo as që është diskutuar në këtë takim”, theksoi Limaj.

Mirëpo ishte këshilltari i tij, Leotrim Berisha që e hapi çështjen e presidentit, madje duke e propozuar Limajn për presidenti. Faktikisht, i bie që Limaj e quajti të turpshëm propozimin e njeriut të tij. Leotrim Berisha është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Nismës.

“Po ashtu do të ishte legjitime të shpallen kandidatura e të shprehen ambicie për postin e presidentit, për sa kohë që ky debat nuk do të ishte nxitur nga propozim aktakuza në Gjykatën Speciale. Megjithatë më përfundimin e mandatit të presidentit aktual, vendit i duhet një president unifikues, dikush që nuk nxitë përçarje në shoqëri dhe i cili mund t’i bëjë bashkë pozitë e opozitë sa herë që ka nevoje vendi. Por, kush do të ishte ideal për president? FATMIR LIMAJ”, ka shkruar Berisha. /Ballkani.info/