Lutfi Haziri

‘Limaj e Ahmeti, shoqërues të Thaçit në negociatat me Vuçiqin, të tjerët korridoreve si staf teknik’

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, do të jenë vetëm shoqërues të presidentit Hashim Thaçi në kuadër të negociatave mes Kosovës e Serbisë.

Në Info Magazine, Haziri shtoi se përveç Limajt e Ahmetit të cilët janë pjesë e ekipit negociator, të tjerët do të ngelen korridoreve gjatë zhvillimit të negociatave, njofton Klan Kosova.

”Ata janë vetëm shoqërues të presidentin Thaçi në takimin me presidentin Vuçiq. Në kuadër të negociatave, që të dy Limaj dhe Ahmeti, brenda janë vetëm dëshmitarë të takimit të dy ngeociatorëve”.

”Ndërsa të tjerët do të rrijnë korridoreve e do ta lujnë rolin e stafit teknik dhe këshilltarë teknik që do t’i ndihmojnë ekipit për të punuar më shumë”.

”Ne si LDK, do të kemi qasje sepse qasja nuk na mohohet si opozitë. Ne do të kemi kohë edhe mundësi për tu marr me këtë proces. Rolin tonë e kemi përkthyer në gardian të Republikës”.

”Nuk kam të drejtë ta atakojë PSD-së sepse është e drejtë e tyre, për këto dallime kanë dalur nga Vetëvendosje, e këto dallime po reflektojnë. Sepse ata kanë dashur që vendimet t’i marrin në procese të institucioneve”.

”Ata kanë krijuar një ekip për presidentin Thaçi i cili është udhëheqësi dhe shefi i vetëm i këtij delegacioni. Në rezolutë është përmendur logjika e Bashkimit Europian. Përmendet parimet kryesore që janë atje nga presidenti”.

”Me këtë Rezolutë, Kuvendi e ka rolin e vet, por ne na kanë përjashtuar. Është përjashtuar nga PAN-i sepse nuk deshën të bisedojnë për kualitetin e përfaqësimit por si numra. Ne nuk kemi pranuar të shihemi si numra. Me vet faktin që me ne nuk kanë arrit kanë kaluar tek PSD dhe kjo është lëvizja që e kanë bërë”.

”Ne jemi të përjashtuar, skena politike është përçarë. Të shtunën është konfirmuar kjo e do të mbetemi deri në zgjedhjet e ardhshme, e deri atëherë duhet të gjejmë një mënyrë të suksesshme për të përfunduar proceset pa shkaktuar defekte të mëdha”.