Lille e ka mposhtur 1:0 Paris Saint-Germainin në një duel të drejtpërdrejt për kreun e Ligue 1, duke iu shkëputur tri pikë kampionit në fuqi.
Jonathan David e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit të madh të Lille në Parc des Princes në Paris të shtunën.
David shënoi pas një asisti nga Jonathan Ikone në minutën e 20-të, për ta dërguar Lille në krye të tabelës në ligën elitare franceze.
Kjo ishte humbja e dytë në tri ndeshjet e fundit për skuadrën e Mauricio Pochettinos, që bëri që ajo të bjerë në vendin e dytë.
PSG-ja i ka pësuar tetë humbje në 31 ndeshje deri tani në ligë, e pazakontë për kampionin francez.
Për më tepër, kjo disfatë e PSG-së vjen në prag të ndeshjes së parë të saj çerekfinale kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve të mërkurën.







