Serbi

Liht: Ekonomikisht, Serbia më shumë bashkëpunon me Kosovën se me Rusinë

Serbia ka bashkëpunim ekonomik shumë më të madh me Kosovën se sa me Rusinë. Këto fakte mund të verifikohen me shifra.

Kështu ka deklaruar Sonja Liht, kryetare e Fondit të Beogradit për Politikë të Jashtëzakonshme.

„Shikoni si duket bashkëpunimi ndërmjet dy odave ekonomike. Shikoni si duket eksporti ynë në Kosovë, Shikoni se si Kosova, për gjërat nga bujku deri te shërbimet tjera, edhe më tej është treg i rëndësishëm për afaristët tan”, citon radio e Evropa e Lirë të ketë thënë ajo.

„Për një gjë pajtohem me Aleksandar Vuçiqin, se është e domosdoshme një marrëveshje historike. Nuk më pëlqen termi „historik”, sepse tmerrësisht po keqpërdoret, porse na duhet një marrë veshje shoqërore që do të ishte me rëndësi historike për dy popujt, qytetarët e të këtyre dy shoqërive”, ka vlerësuar Liht.

Sipas fjalëve të saj, zgjidhja, rregullimi, mjegullimi i “nyjës kosovare”, siç është quajtur para shumë vjetësh, në fakt është ecje përpara, jo vetëm pse këtë po e kërkon Bashkimi Evropian, por për shkak se përfundimisht është në interesin tonë, sepse po hahen resurset, po hahet koha dhe asgjë e mirë nuk po ndodh.