Ligji thotë se mund të grumbullohen vetëm 5 veta, nënkryetari i Gjilanit fotografohet më 9 të tjerë

Nënkryetarin e Gjilanit, Arbër Ismajli prej fillimit të pandemisë e kemi parë shumë aktiv. Por siç duket ai është lodhur nga zbatimi i masave anti-covid19.

Sot ai ka thyer rregullat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Ismajli në Facebookun, ka publikuar një fotografi duke e festuar ditëlindjen e një shoku në një tavolinë me nëntë persona të tjerë kokë më kokë, duke thyer edhe rregullin e mbajtjes së distancës.

Arbër Ismajli pritet që në zgjedhjet e ardhshme komunale të jetë kandidat I Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit.