Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosmiratimin e Ligjit për Paga, duke thënë se shkaku i kësaj, zjarrfikësit janë dëmtuar me 412,682 euro.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shpërndarë një statistikë të pagave të zjarrfikësve, duke treguar se sa do ishte shifra me miratimin e Ligjit për Paga.

“Përpos mungesës së stafit, që vërehet më së shumti tani gjatë sezonit veror, nga mosaprovimi i Ligjit të Pagave, ky sektor është dëmtuar mbi 400 mijë euro. Paga bazë e zjarrfikësit vazhdon të mbetet 430€, e me ligj planifikohej të ngritej në 736€, shto kësaj edhe rritjen çdo vit, krahas inflacionit”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Mbi 900 intervenime kanë kryer zjarrfikësit tanë vetëm në rajonin e Prishtinës, që nga fillimi i këtij viti, e vitin e kaluar mbi 2 mijë intervenime.

Përpos mungesës së stafit, që vërehet më së shumti tani gjatë sezonit veror, nga mosaprovimi i Ligjit të Pagave, ky sektor është dëmtuar mbi 400 mijë euro. Paga bazë e zjarrfikësit vazhdon të mbetet 430€, e me ligj planifikohej të ngritej në 736€, shto kësaj edhe rritjen çdo vit, krahas inflacionit.

Qeveria po i hyn në hak secilit që shërben për shtetin tonë, që rrezikon jetën çdo ditë, për të mbrojtur qytetarët.