Lightroom rikthehet në Mac App Store

Adobe solli mjetit profesional të editimit dhe menaxhimit të fotove Lightroom të disponueshëm në Mac App Store.

Është aplikacioni i parë profesional i Adobe që hyn në App Store që kur Apple e ridizajnoi me Mojave vitin e kaluar.

Versioni i Lightroom në Mac app Store është i riu i cili vjen për të zëvendësuar Lightroom CC me një ndërfaqe të re përdoruesi dhe tani quhet Lightroom Classic.

Është falas për tu shkarkuar por më pas kërkon një abonim mujor prej 10 dollarësh përmes sistemit të blerjeve të Apple dhe përfshin 1TB hapësirë.

Por nuk është hera e parë që përdoruesit kanë mundësi të marrin Lightroom në Mac App Store. Në 2012 Adobe shiti aplikacionet më vete përpara se të sillte formatin e ri të abonimeve Creative Cloud.

Lightroom 4 kushton 149.99 dollarë. Lightroom 5 nuk erdhi kurrë në App Store.

Lajmi i mbërritje së Lightroom në Mac App Store është një sinjal se Adobe sheh potencial tek abonimet e aplikacioneve profesione dhe se po e merr më seriozisht.