Liga e Kampionëva

Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së dytë, vëmendja në Gjermani dhe Angli

Ashtu si mbrëmë edhe sonte do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Në fushë do të zbresin skuadrat nga grupet E, F, G dhe H.

Atletico Madrid do të përballet me Feyenoordin në kuadër të Grupi E me fillim nga ora 18:45, derisa Celtic është nikoqir i Lazios.

Padyshim që ndeshjet kryesore të mbrëmjes zhvillohen në Grupin F, grup që konsiderohet si i vdekjes.

Newcastle United pret në St James Park gjigantin francez Paris Saint Germain, ndërkohë në Signal Iduna Park në këtë grup përballen Dortmund dhe Milan.

Kampioni në fuqi i Anglsië, Manchester City do të ketë një udhëtim të vështirë në Gjermani te RB Leipzig.

Reklama
Ndërkohë Young Boys Bern i Donat Rrudhanit dhe Kastriot Imerit luan në udhëtim te Crvena Zvezda.

Barcelona përballet në Portugali me Porton, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Royal Antwerp dhe Shakhtar Donetsk. /Telegrafi/