Lideri i opozitës serbe, Sasha Jankoviq, ka kritikuar Qeverinë e Serbisë për luftën që ka bërë kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL, duke thënë se një gjë e tillë do të ndihmojë kriminelët që të jenë më të sigurt dhe që lufta kundër krijimit në rajon të jetë më e dobët.
Jankoviq thotë se Vuçiqi sot është në pozitën e një fituesi të rremë, i cili vazhdimisht po punon në dëm të interesave të qytetarëve.
Jankvoiq thotë se Serbia duhet të inkurajojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL dhe të mos e kundërshtojë atë, pasi sipas tij, një gjë e tillë është e mirë për sigurinë e qytetarëve dhe për luftën kundër krimit, shkruan ‘telegraf.rs’.
Sipas tij, Serbia nuk duhet të pengojë zhvillimin demokratik të Kosovës për t’u bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare që nxisin vlerat demokratike, duke përfshirë OKB-në, transmeton Ballkani.info.
Vuçiq e ka quajtur fitore për Serbinë dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol. /Ballkani.info/







