Shefi republikan i Senatit amerikan dënoi sot si “akte terroriste të brendshme” dërgimin e pakove potencialisht eksplozive në adresë të ish-presidentit demokrat, Barack Obama, ish-sekretaren e Shtetit dhe kandidaten demokrate për presidencialet, Hillary Clinton si dhe në selinë e kanalit CNN.
“Ngrihem bashkë me gjithë amerikanët për të dënuar përpjekjet për akte terroriste të brendshme që ndodhën sot”, shkruan Mitch McConnell në një komunikatë.
Ai falenderoi gjithashtu forcat e rendit dhe shërbimet postare që “mbrojtën krerët dhe personalitetet publike përballë veprimeve të tilla të papranueshme”.







