Kryeministri i Kosovës

“Lideri i korruptuar i rrezikshëm për sigurinë kombëtare” Kurti publikon në X fragmente nga fjala e vet në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur fjalimin e tij në Forumin e Paqes në Paris në disa rreshta në llogarinë e tij zyrtare në “X”. Kurti ka thënë se kudo që ka një lider të korruptuar ka rrezikshmëri për sigurinë kombëtare.

Kurti ka thënë se duhet parë korrupsionin në termat e sigurisë kombëtare dhe jo vetëm në ata shkeljeve ligjore dhe dëmit të ekonomisë.

 “Kur keni një udhëheqës të korruptuar… ju keni një dobësi të caktuar në sigurinë kombëtare. Kështu që ne duhet të shohim rrezikun e korrupsionit edhe në aspektin e sigurisë kombëtare jo vetëm në aspektin e shkeljes ligjore dhe dëmtimit të ekonomisë.”