Ismail Haniyeh

Lideri i Hamasit pas sulmit ndaj Izraelit: Jemi në prag të një fitoreje të madhe

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh u tha vendeve arabe se “Izraeli nuk mund t’u sigurojë atyre asnjë mbrojtje”.

Në fjalën e tij, ai deklaroi se fraksionet e armatosura palestineze synojnë të zgjerojnë konfliktin që po zhvillohet aktualisht në Gaza deri në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, transmeton Ballkani.info.

“Jemi në prag të një fitoreje të madhe. Beteja është zhvendosur në zemër të entitetit sionist”, theksoi ai.

“Mjaft, duhet të marrë fund cikli i kryengritjeve dhe revolucioneve në luftën për çlirimin e vendit tonë dhe të burgosurve tanë në burgjet (izraelite)”, theksoi Haniyeh. /Ballkani.info/