Lideri i “Dardanëve” reagon pas incidenteve në Greqi, konfirmon edhe se nuk ka tifozë të lënduar

Lideri i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka njoftuar se nuk ka asnjë tifozë të lënduar.

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje sonte në ndeshjen ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Panthessaliko” përfundoi me rezultatin 0:2.

Ndeshja u përshkrua me tensione të shumta. Ishin grekët që nuk i ndalen provokimet që nga fillimi e deri te mbarimi i ndeshjes.

Tensione kishte edhe mes tifozëve, teksa gjatë ndeshjes, grekët kanë gjuajtur me mjete ndezëse në drejtim të tifogrupit “Dardanët”.

Pas pjesës së parë ndodhi edhe një përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe Greqisë, ku u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar sadopak situatën.

U raportua për tifozë kosovarë të lënduar, por kjo është mohuar nga i pari i “Dardanëve”.

“Nuk ka tlendum asnjo prej tifozve Dardan, perpos qe ska te lendum skena leju me na provoku qe erdh dej te ekcesi me i sulmu na se na erdhen te sektori jon. Forca Kosovë”, ka shkruar Berisha.