Liderët e AAK-së bëjnë homazhe të varri i Rugovës dhe shtatorja e Zahir Pajazitit


Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, së bashku me Daut Haradinaj dhe përfaqësues tjerë të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Haradinaj dhe përfaqësuesit e tjerë të partisë, homazhe kanë bërë edhe pranë varrit të ish presidentit historik, Ibrahim Rugova.