Liburni përsëri kampion i Kosovës në futsall, nënshtron Prishtinën në kryeqytet

>iburni është fituesi i titullit kampion në futsallin kosovar për edicionin 2018/19.

Skuadra gjakovare ka triumfuar edhe në finalen e dytë në kryeqytet, duke mundur Prishtinën në sfidën e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, përcjellë Gazeta Olle.

Koha e rregullt përfundoi me gjashtë gola, respektivisht me barazimin 3:3.

Mirëpo, Liburni triumfoi në kohën htesë, 6:3.

Kësisoj, rezultati i serisë finale me ndeshje ishte 2:0 për Liburnin, pas fitores edhe në ndeshjen e parë, 3:2.

Kuqezinjtë e kompletojnë kështu një edicion fantastik, duke çuar në Gjakovë një tjetër titull kampioni të futsallit.

Liburni e ka fituar edhe Kupën e Kosovës këtë edicion, duke mundur në finale ekipin tjetër prishtinas, Prishtina 01.

Në anën tjetër, sezoni mund të konsiderohet jo i keq edhe për Prishtinën, që arriti deri në finalen e “play-off”-it.