Liburn Aliu

Hapen korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrasfrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se të mërkurën pak para mesnatës, janë hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë.

Sipas tij, fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas shkurtohen për së paku 15 minuta.

“Nga 1 janari bashkatdhetarët përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.