Një grup i qytetarëve po protestojnë para Kuvendit të Kosovës kundër gjuhës homofobe të përdorur dje nga deputetë në këtë institucion.

“Me homofoba nuk ka shtet, homofob s’ki vend në Kuvend”, kanë qenë disa nga parullat që qytetarët kanë mbajtur në dorë.

Ata kanë brohoritur: “LGBT në familje, LGBT në punë LGBT në Kuvend, LGBT në Qeveri”, duke thënë se në vendin ku duhet të kalojnë ligje që rregullojnë barazinë shoqërore, aty po legjitimohet vazhdimi i shtypjes nga këtij komuniteti.

“Në këtë Kuvend dje është keqpërdorë shkenca, familja është cilësu si sëmundje, janë sulmu ata që nuk mund të kenë fëmijë. E drejta për tu martuar me personin që do nuk duhet të jetë qejf i deputetëve të Kosovës. Rezistenca jonë nuk do të ndalet, ne do të vazhdojmë të luftojmë”, u shprehën ata.