aksident

Lezhë, makina përplas biçikletën, vdes 78-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 78-vjeçari është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në Lezhë.

Shtetasi me iniciale Z.M. po udhëtonte me një biçikletë në superstradën Lezhë-Milot, kur është përplasur nga një automjet te kryqëzimi i Rrilës.