taksa

Lëvizja për Drejtësi inkurajon qeverinë të qëndrojë prapa vendimit për taksën doganore ndaj produkteve Serbe

Lëvizja për Drejtësi inkurajon qeverinë e Republikës së Kosovës të qëndrojë prapa vendimit për taksën doganore ndaj produkteve Serbe. Serbia në asnjë moment nuk është ndalur prej politikave poshtëruese ndaj Kosovës, kërkojmë që qeveria e Kosovës t’i qëndrojë besnik vendimit të Kryeministrit dhe të vazhdojë ti ashpërsojë sanksionet kundër Serbisë, thuhet në komunikatën e Lëvizjes për drejtësi për media.

Në komunikatën shpërndarë medieve më tej thuhet se “Ky vendim nuk duhet të konsumohet vetëm për politikën ditore, por duhet të reflektojë parimin e shtetit dinjitoz. Përderisa asnjë qeveri e deritanishme nuk arriti një vendim të karakterit të tillë, kjo nuk nënkupton që kjo qeveri të mos jetë këmbëngulëse në këtë drejtim. Është koha e gjykimit të vendimeve dhe politikave të qeverive të deri tanishme në veçanti përballë Serbisë. Sepse gjuha nga e cila kupton Serbia aktuale është po ajo gjuha ekonomike dhe diplomatike”.

Në këto dy segmente duhet të vetdijësojmë veten si shtet që të parandalojmë rikthimin e Serbisë në arenën ndërkombëtare si aktor dhe assesi nuk duhet të lejojmë më tregun tonë që Serbia të shndërrohet si faktor në rajon.

Kosova në rajon karshi Serbisë e cila vazhdon sëmundjen hegjemone duhet të forcoj aleancën më shtetet fqinjë dhe të shfrytëzoj si momentum historik bashkimin konceptual më Shqipërinë. Politika e jashtme e Kosovës në rajon duhet të përqendrohet në marrëdhëniet me shqiptarët të cilët jetojnë nëpër vendet që na rrethojnë. Ne duhet të angazhohemi për kontakt të rregullt, të vazhdueshëm, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me shqiptarët jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë që përgjithësisht janë të diskriminuar e të shtypur, për t’i shikuar mundësitë dhe nevojat e angazhimit institucional të vendit tonë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nëpër këto vende ku ata jetojnë.

Lëvizja për Drejtësi kërkon promovimin e politikave të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit konstruktiv rajonal, gjithnjë me qëllimin që paqja dhe korrektësia të sundojë në relacionet bilaterale e multilaterale. Kjo qasje paraqet parimet themelore të politikes për bashkëpunim regjional dhe ndërkombëtar” thuhet në fund të komunikatës së Lëvizjes për Drejtësi.