Lëvizja e fundit e Apple do të acarojë përdoruesit

Në kutinë e iPhone që këtij viti nuk keni për të gjetur shumë aksesorë me përjashtim të vetë telefonit. Analisti i mirënjohur dhe i besueshëm i Apple Ming Chi-Kuo pretendon se modelet e 2020-ës së iPhone nuk do të kenë jo vetëm kufjet e zakonshme me kabllo por as një kabëll karikimi.

Një karikues më i fuqishëm 20W do të shitet por edhe atë duhet ta blini. Analistë të tjerë thonë se Apple nuk do të përfshijë fare një karikues në kuti.

Kuo beson se kjo është një mënyrë për të reduktuar koston e teknologjisë 5G. Nga ana tjetër Apple shfaqet si një kompani miqësore me mjedisin duke qenë se karikuesit zakonisht kur konsumohen hidhen në plehra.

Analisti thotë se Apple do të hedhë tutje karikuesit 8W dhe 15W në favor të karikuesit e të ri 20W. Ndërsa për iPad 10.8-inç dhe iPad Mini 8.5-inç Apple do të vijojë të ofrojë karikuesin e nga kutia.