Pas takimit një orësh në Presidencë mes kreut të Shtetit, Meta dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi një tjetër takim i rëndësishëm u mbajt në kryesi.
Ruçi priti kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla dhe sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë Engjëll Agaçi.
Nuk dihen arsyet e këtij takimi, por vjen në një kohë kur tema më e nxehtë është ajo që lidhet me dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
Nesër pritet që mazhoranca të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar shkarkimin e ministrit Xhafaj, ndërkohë që po sot në mbledhjen e grupit Rama njoftoi deputetët se ka emëruar Lleshin si zëvendësministër, por me delegim kompetencash, që de facto është drejtues i këtij dikasteri të rëndësishëm.







