Letra që George Bush i kishtë lënë Clintonit në tavolinë: Suksesi yt do të jetë suksesi i vendit tonë
Në orët e vona të ditës së premte, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare ish presidenti amerikan George H.W. Bush.
Ai ishte Presidenti i 41-të i SHBA midis viteve 1989 dhe 1993.
Ngushllimet dhe telegramet nuk kanë munguar nga udhëheqës anëekënd botës, por edhe Kosovës, shkruan Ballkani.info.
Mediat e huaja kanë publikuar një letër të cilën Presidenti H.W. Bush i kishte shkruar Presidentit Bill Clinton në vitin 1993, sapo ai fitoi zgjedhjet.
Kjo është letra që shkroi ai:
I dashur Bill,
Kur hyra në këtë zyrë tani, ndjeva habinë dhe respektin e njejtë që e kisha ndjerë katër vjetë më parë. E di që edhe ti do ta ndjesh me kalimin e kohës.
Të uroj lumturi e gjitha të mirat këtu. Asnjëherë për vete nuk e kam ndjerë vetminë, ashtu siç disa presidentë e thojnë.
Do të ketë kohë të vështira, që krijojnë situata kur nga kritikat që do të marrësh do të mendosh se kjo nuk është e drejtë. Nuk jam aq i mirë për të dhënë këshilla por po të them: asnjëherë mos le kritikët të ta humbin vullnetin apo t’iu largojnë nga zyra.
Ju do të jeni Presidenti ynë kur të jesh duke lexuar këtë letër. Të uroj gjitha të mirat. Familjes tënde gjithashtu i uroj të mira.
Suksesi yt tash, do të jetë suksesi i vendit tonë.
Paç fat – George.