Letra e Bërnabiqit për tërheqjen e njohjes së Kosovës, nxit sanksione tjera ndaj Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ditë më parë u ka dërguar letër të gjitha vendeve të botës, ku ankohet për taksën që Kosova u ka vendosur mallrave serbe, si dhe kërkon tërheqjen e njohjeve për Kosovën.

Një letër të tillë, Bërnabiq ia kishte dërguar edhe kryeministrit të Serbisë, Edi Rama.

Lidhur më keto letra, është deklaruar edhe shefi i kabintetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi.

Sipas tij, letra e Bërnabiqit dërguar vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës me kërkesë për tërheqjen e njohjes, është goditje e radhës përpjekjeve për normalizim, raporton Ballkani.info.

“Veprimet e tilla të Qeverisë së Serbisë i shoh si provokim dhe nxitje për masa të reja tarifore. Edhe një dëshmi se tarifat duhet të hjeken menjëherë pas njohjes reciproke”, thotë Arifi. /Ballkani.info/